Për Kompanin

Kompania DOGAN Air Conditioning Solutions njihet me këtë emër kohët e fundit, por ne jemi në treg që nga viti 1991, si një dyqan kompresorësh dhe shërbimi frigoriferik "DOGAN". Por ai dyqan i vogël u shndërrua shpejt në një kompani shumëkombëshe dhe departamenti ynë i kondicionimit të ajrit mori këtë emër të ri.

Përveç punës së kompanive tona motra Dogan Frigo dhe Dogan Service, ne jemi të angazhuar në projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha llojeve të sistemeve rezidenciale, komerciale dhe industriale HVAC.

DOGAN është një importues dhe distributor i brendit ndërkombëtar LG - një udhëheqës në inovacionin teknologjik dhe nocion i besueshmërisë në tregun e sistemeve HVAC, që nga paraqitja e klimës së parë familjare në 1968 deri në prezantimin e një prej sistemeve më efikase dhe të besueshme VRF në botë sot, MULTI V 5.

Ky bashkëpunim na mundëson që të ofrojmë një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh, nga dizajni dhe ndërtimi i zgjidhjeve më komplekse të sistemit VRF te kondicionerët e thjeshtë inverter për familjet.

Qasja Jonë

Nga ideja deri në klient të kënaqur

Secili projekt është unik dhe pavarësisht nga niveli i kompleksitetit të tij, ne zbatojmë në detaje të gjitha fazat individuale të procesit nga fillimi në fund, në mënyrë që të menaxhojmë me sukses burimet dhe afatet, të minimizojmë mundësinë e gabimit dhe vlerësimin dhe eliminimin e rreziqeve të mundshme, përmes inxhinierisë së projekteve dhe dizajnit konceptual deri në testimin, instalimin dhe shërbimin.

Qëllimi ynë kryesor është të sigurojmë klientë të kënaqur përmes:

  • Ofrimi i cilësisë dhe shërbimi të lartë 
  • Efikasiteti i energjisë dhe kursimi maksimal i energjisë
  • Uljen e kostove dhe maksimizimin e përfitimeve nga teknologjitë e reja
  • Zbatimi i zgjidhjeve inovative me qëllim plotësimin e nevojave të klientit brenda afatit dhe buxhetit të parashikuar 
  • Bashkëpunim i zgjatur me klientin duke ofruar mbështetje dhe shërbim cilësor

Misioni i Jonë

Misioni ynë është i përqendruar në plotësimin e nevojave të tregut të brendshëm dhe rajonal për të gjitha llojet e sistemeve të ngrohjes, ftohjes dhe ventilimit përmes shpërndarjes dhe instalimit të zgjidhjeve me cilësi më të lartë dhe efikase të energjisë. Misioni ynë është edhe të edukojmë target grupet individuale në lidhje me avantazhet e zbatimit të inovacioneve më të fundit teknologjike në fushën e sistemeve HVAC dhe përfitimet e tyre për konsumatorin përfundimtar.

Bazuar në ekipin tonë dinamik dhe përvojën shumë vjeçare, ne e kemi arritur atë qëllim dhe kemi përfunduar disa nga projektet më të mëdha në rajonin e Ballkanit, dhe ne jemi krenar për pozicionin tonë aktual në sektorin HVAC.

Faza e ardhshme e strategjisë sonë përfshin vazhdimin e dominimit tonë në sektorin HVAC dhe ndërtimin e marrëdhënieve të reja me klientë të rëndësishëm së bashku me të cilët do të formojmë dukhen e ardhshemm e Ballkanit.